Minxhozi: Asnjëherë Shqipëria s’do të dërgojë mjetet e saj ushtarake në kufi me Serbinë

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka thënë se Shqipëria asnjëherë nuk do t’i dërgojë mjetet e saj ushtarake në kufirin Kosovë-Serbi për ta asistuar Prishtinën.

Ai ka thënë se situata në veri është një problem mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se u takon dy shteteve për ta zgjidhur këtë përmes bisedimeve dhe jo armëve.

“Natyrisht ne e japim mbështetjen tonë, kemi të bëjmë me një çështje delikate është një problem që i përket për ta zgjidhur Kosovës dhe Serbisë. Është një problem që duhet të merrë një zgjidhje përmes bisedimeve dhe jo nëpërmjet kërcënimeve të armëve, tankeve si dhe jo nëpërmjet kërcënimeve me helikopterë në vijën e kufirit. Duhet të keni parasysh Kosova monitorohet nga faktori ndërkombëtar edhe në fushën ushtarake”.

“Absolutisht nuk vihet në pyetje, asnjëherë Shqipëria nuk do të dërgojë mjetet e saj ushtarake në kufi me Serbinë. Kosova dhe Serbia duhet t’u hiqen armëve dhe forcës, ato duhet të përafrohen për t’u ulur në bisedime”.

“Shpresoj që në takimin që bëhet sot në Bruksel palët të gjejnë një gjuhë të përbashkët që Serbia të njohë realitetin e ri që lidhet me një vendim, që është marrë në Bruksel para gjashtë vjetëve që deri më 15 shtator lejohet, kështu dhe pastaj Kosova është në të drejtën e saj”, ka thënë Minxhozi në Klan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme