Minxhozi dënon sulmet ndaj policëve në veri: Bashkëpunimi me ndërkombëtarët i domosdoshëm

Prishtinë | 20 Pri 2022 | 08:57 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, në një intervistë për Ekonomia Online ka dënuar sulmet ndaj policëve në veri duke i cilësuar si jo të mira për stabilitetin e rajonit.

Minxhozi shtoi se duhet të ketë një harmonizim të veprimeve edhe me faktorin ndërkombëtar, por dhe bashkëpunim brenda institucioneve të vendit.

“Sa i përket situatës në veri ne e shikojmë me shumë shqetësim çfarë ka ndodhur, incidentet duhet të evitohen patjetër sepse nuk janë në të mirë të stabilitetit të rajonit. Duhet të kemi parasysh që maturia është shumë e rëndësishme në këto momente, por edhe një bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare që janë këtu në Kosovë është një domosdoshmëri”. 

“Duhet patjetër të ketë një harmonizim të veprimeve edhe me faktorin ndërkombëtar që është këtu. Sulmet e ditëve më parë janë të dënueshme, por mendojë që me një bashkëpunim të ndërsjellët sidomos këtu brenda për brenda institucioneve të Kosovës duhet të shmanget çdo tentativë për destabilizim, për të prishur rregullin e qetësinë e Kosovës, dhe për këtë unë mendojë që në të ardhmen ky bashkëpunim duhet të rritet më tepër dhe të jetë sa më tepër efektive puna që incidente të tilla mos të ndodhin”.

Ndërsa lidhur më bashkëpunimin Kosovë- Shqipëri në aspektin e sigurisë ambasadori tha se shteti shqiptar duke qenë vend anëtar i NATO-së i ka ofruar eksperiencë të jashtëzakonshme Kosovës në aspektin ushtarak, raporton EO.

“Midis dy vendeve ka një bashkëpunim të përditësuar të ndjeshëm si në aspektin policor dhe ushtarak. Shqipëria duke qenë vend anëtar i NATO-së ka ofruar institucioneve ushtarake të Kosovës një ndihmë të pakursyer, eksperiencën e sajë. Shpresojmë që ky bashkëpunim të vij në rritje”.

Të ngjashme