Minxhozi konsideron se masat e marra në Kosovë janë më të ashpra se në Shqipëri

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, deklaroi se gjendja në kufi paraqitet e qetë në kohën e pandemisë. Ai tha se në Kosovë nuk ka pasur raste të revoltave.

“Gjendja në kufi është e qetë. Në Kosovë nuk ka pasur raste të revoltave. Tashmë kemi një stabilitet të lëvizjeve. Shumë pozitiv është ndërgjegjësimi i njerëzve. Për nevojat që ata kanë, qytetarët komunikojnë me komunat e Kosovës. Janë 30 qytetarë të Kosovës që kanë lënë spitalin”, tha Minxhozi për News24.

Më tej, Minxhozi deklaroi se kush hyn në Kosovë, duhet të hyjë me patjetër në karantinë të detyrueshme, kurse shtoi se Kosova ka marrë masa më të ashpra se Shqipëria.

“Kush hyn në Kosovë, duhet të hyjë në karantinë të detyrueshme. Në Kosovë do të nisë eksporti i fruta-perimeve. Në Kosovë masat e marra janë më të ashpra sesa në Shqipëri. Shqipëria e Kosova nuk janë në fazë alerti. Duhet të ruhemi jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët. Duhet që të dalim që të gjithë si shoqëri nga kjo situatë”, deklaroi Minxhozi.

Të ngjashme