Miqtë e Amerikës: Gërvalla bëri skandal diplomatik pasi s’e uroi pavarësinë e ShBA-së

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 11:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, nuk ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë.

Këtë veprim të ministres, kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi po e quan skandal diplomatik, raporton Ekonomia Online.

Tutje, ai tha se zonja Gërvalla besoj që nuk e ka bërë me qëllim, mirëpo posti i saj nuk e lejon të bëjë gafe të tilla politike.

“Zonja Gërvalla besoj që nuk e ka bërë me qëllim, mirëpo posti i saj nuk e lejon të bëjë gafe të tilla politike. Përpos një veprimi që bëri ministria e mbrojtjes me ngritjen e flamurit unë nuk pashë urime. Mirëpo Qeveria e Kosovës e vazhdoi një traditë të zvarritjes edhe mos veprimit në mënyrën e duhur. Pozicioni i saj e imponon që të shndërrohet në skandal diplomatik sepse është personalitet me reputacion  që ka punuar për shtetësinë e Kosovës”.

“Por kur dalin si përfaqësues të shtetit edhe nëse nënshkruhet çfarëdo deklarate ajo duhet të implementohet sepse është subjektivitet juridik, atëherë në arenën ndërkombëtare janë rregulla që duhet të zbatohen sikurse i zonjës Gërvalla që është dashur ti dërgohet një mesazh ShBA-së për ditën e pavarësisë së Amerikës”, shtoi Rexhepi.

Sipas tij, 4 korriku është i rëndësishëm sikurse që është 28 nëntori dhe 17 shkurti.

Ai tha ndikues të formimit të institucioneve dhe sundimit të ligjit për Kosovën është Amerika.

“Kjo datë është shumë e rëndësishme sikurse që është 28 nëntori dhe 17 shkurti. Poashtu për një pjesë të madhe jo vetëm të Kosovës por edhe për shqiptarët në përgjithësi është datë e llojit të veçantë sepse për të gjithë ata që lexojnë historinë dhe si ka shkuar rrjedha e historisë e dinë se aleatin strategjik populli ynë e ka pasur ShBA-në”.

“Jemi dëshmitar që ndikues të formimit të institucioneve dhe sundimit të ligjit që të rritet lobimi për njohjen e Kosovës është Amerika. ShBA-ja e shndërruan edhe forcën e sigurisë në ushtri të Kosovës. Unë kam marrë letra dhe urime për nder të 4 korrikut nga shumë senator e kongresistë amerikan”, tha ai.

Megjithatë, Rexhepi theksoi se roli i ShBA-së ka qenë primar ani pse institucionet nuk kanë vepruar në mënyrën e duhur për forcimin e shtetit, raporton EO.

“Roli i ShBA-së ka qenë primar sepse pa veprimin konkret institucionet tona nuk kanë vepruar në mënyrën e duhur arsyet kanë qenë të thjeshta sepse nga mosdija dhe interesat personale grupore nuk jam i kënaqur me mënyrën e forcimit të shtetit të Kosovës ashtu siç është dashur”.

“Mirëpo kemi mundur të arrijmë më shumë. Ato deklarata dashtë zoti të jenë vetëm deklarata dhe veprimi politik të jetë në formën e duhur. Unë po pres veprime ma konkrete të Qeverisë tash”.

Të ngjashme