Miratohen ndryshimet në Ligjin për Prokurorin e Shtetit

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 11:00 | Nga Donika Osmani

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 52 vota për dhe 22 abstenime, ndryshimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, raporton Ekonomia Online.

Kjo pikë e rendit të ditës ishte shtyrë në mungesë të kuorumit nga seanca e 2 marsit. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kishte deklaruar miratimi i Ligjit ka për qëllim rritjen e numrit të prokurorëve specialë dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.

Gjithashtu me ndryshimin e bërë në Ligj do të rriten kompetenca e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Në rend dite janë edhe pika:

  1. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,
  2. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada,
  3. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),
  4. Votimi në parim i Projektligjit për Miniera dhe Minerale,
  5. Votimi në parim i Projektligjit Nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-034,
  6. Votimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
  7. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,
  8. Votimi në parim i Projektligjit për produkte të ndërtimit,
  9. Votimi në parim i Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
  10. Votimi në parim i Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,
  11. Votimi në parim i Projektligjit për shërbimet postare,
  12. Votimi në parim i Projektligjit për Metrologji,
  13. Votimi në parim i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,
  14. Votimi në parim i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut,
  15. Votimi në parim i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,
  16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,
  17. Përzgjedhja e një (1) kandidati për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  18. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  19. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa,
  21. Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/21, dt. 22.12.2017 në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinë,
  22. Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
  23. Debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe pesë (5) deputetëve nënshkrues lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë,
  24. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
  25. Formimi i Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy (2) anëtarëve nga radhët e komuniteteve jo-shqiptare të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  26. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme