Miratohet projekt-buxheti për vitin 2022, Kurti premton mbi 100 milionë € për ushtrinë

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 17:35 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro, 8.7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti, apo 220 milionë euro më shumë, raporton Ekonomia Online.

Nga ky buxhet, për herë të parë, sipas kryeministrit Albin Kurti, do të ndahen mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës. Ai ka thënë se synimi është që brenda mandatit të rritet përqindja e ndarjes për Ushtrinë deri në 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, siç kërkon standardi i NATO-s.

Kryeministri Kurti në fjalimin e tij në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se “këso buxheti s’ka pasur kurrë Kosova”.

Ai ka thënë se me këto mjete do të niset ndërtimi i 50 çerdheve në gjithë vendin, 45 milionë euro do të ndahen për të mbështetur lehonat dhe shtesat për fëmijë, s’do të ketë pensione nën 100 euro e do të ndahen 50 milionë euro për borxhet nga shpronësimet, e 40 milionë euro për Trepçën dhe Telekomin.

“Do të fillojmë ndërtimin e 50 çerdheve me këtë buxhet. 45 milion euro për të mbështetur lehonat. Kemi bërë studime falas 2000 bursa shtesë. Kemi shtuar 35 milion euro të skemave sociale. Kemi shtuar 24 milion euro buxhet për sigurimin e barnave. Kemi ndarë 20 milion euro për të rinjtë. Kemi rritur buxhet për kulturë rini dhe sport. Kemi rritur buxhetin për bujqësi mbi 70 milion euro. Prodhuesit do ti mbështesim me 40 milion euro. 40 milion për investime në Trepçë e Telekom. Do të furnizojmë policinë e zjarrfikësit. Mbi 100 milion euro për ushtri. Këto e shumë investime tjera janë bërë të mundur në 6 muaj qeverisje”.”Kemi shtuar 24 milionë euro shtesë për sigurimin e barnave esenciale. Do të nisim ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë, që do të bashkojë të dy qytetet. Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës në shumë prej 2 milionë euro”. tha Kurti.

“Tash mund të vërehet se sa ka vuajtur shteti ynë për një qeverisje që nuk vjedh e nuk abuzon me paranë publike”. është shprehur Kurti

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se objektivat janë ringjallja ekonomike, riorientimi i ekonomisë drejt prodhimit dhe përkrahja e punësimit.

“Projektbuxheti i vitit 2020 ka për qëllim konsolidimin e ringjalljes ekonomike pas COVID-19, sigurimin e qëndrueshmërisë së financave publike, riorientimin e ekonmosië drejt prodhimit dhe eksportit dhe përkrahjen e punësimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Si tërësi buxheti i vitit 2022 pritet të arrijë vlerën e 2,748,000,000 duke shënuar një rritje prej 8,7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti”.


Të ngjashme