Miratohet huaja për efiçiencën e energjisë në ndërtesa publike

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 13:54 | Nga

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për hua në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë gjermane, përkatësisht bankës KFW.

Kjo marrëveshje për hua është arritur për programin për masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike.

Marrëveshja është bërë me kërkesën e kryetarit të grupit parlamentarë të LDK-së Ismet Beqiri.

Ministri  i Financave, Avdullah Hoti, tha se huaja është deri në 2.5 milionë euro për sektorin e energjisë pasi që sektori i energjisë është kyç për zhvillimin ekonomik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme