Miratohet në lexim të parë Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 15:04 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 71 vota për dhe 1 abstenim, në seancën e sotme plenare është miratuar në lexim të parë Projektligji  për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë.

Derisa votat për miratim kanë marrë edhe Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Familjen; Projektligji për qasje në dokumentet publike.

Derisa në lexim të dytë janë miratuar Projektligji për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës; Projektligji për gjak dhe përbërës të gjakut, raporton Ekonomia Online.

Seanca e re ka filluar duke u miratuar të gjitha pikat e mbetura nga seancat e kaluara përveç Projektligjit për Noterinë dhe Raporti vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017, të cilat nuk kanë pasur  kuorum për t’u votuar.

Lexo më shumë:

Të ngjashme