Miratohet në parim Projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 16:50 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 65 vota për Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka paraqitur projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.

“Duke qenë se rritja e interesit e bashkëpunimit me vendet partnere është i nevojshëm për integrimin e FSK-së jashtë vendit, kërkoj nga deputetët miratimin e këtij projektligji”, tha Mehaj.

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli tha se Komisioni për Çështje të Sigurisë ka shqyrtuar këtë Projektligj duke shtuar se i plotëson kushtet e parapara.

Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha, ka shprehur mbështetjen për këtë projektligj, por që ka pasur dy vërejtje.

“Shpreh mbështetjen e time për këtë ligj.Nuk ka ndonjë ndryshim të madh në esencë për në parim ka dy vërejtje, të cilat mund të dorëzohen mes dy leximeve. E para në nenet 9-10 përmendet aktivitetet të ndryshme ushtarake, por nuk përkufizoheni siç e thekson neni 9 arsimimi, mendoj se ky nen e bënë barazimin e dërgimeve me ushtrimet përgatitore. Të gjitha këto aktivitete duhet të përfshihen në këto dy plane dhe nuk kanë të bëjnë me mënyrën e drejtpërdrejtë me mënyrën operative të forcës”, tha Berisha.

Në momentin kur deputeti, nga LDK-ja, Armend Zemaj, ka marr fjalën për këtë Projektligj, deputetët kanë ironizuar duke thënë “komandanti Armend Zemaj”.

E, Zemaj tha se presidenti duhet të jetë i njoftuar me vendimin e qeverisë

“Me këtë rast Qeveria e vendit i merr këto me propozim të ministrit të Mbrojtjes. Presidentja duhet të njoftohet me vendimin e qeverisë dhe të jetë në harmoni me Kushtetutën e vendit. Anashkalimi nuk është i rastësishëm dhe duhet të qartësohet”, tha Zemaj.

Deputetja Time Kadriaj, tha se në parim do ta mbështesin këtë projektligj duke parë rëndësinë që ka.

“Duke parë që është projektligj i rëndësisë së veçantë ne do ta përkrahim, meqenëse se është në lexim të parë ne mund t’i dërgojmë komentet deri në lexim të dytë”, tha ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme