Miratohet në parim Projektligji për Gjykatën Komerciale

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 14:01 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka miratuar në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komisionit, Adnan Rrustemi, ka thënë se ky veprim do t’i shërbej zhvillimit ekonomik në vend.

“Me vendim të Kuvendit është miratuar në parim projektligji për ndryshimin e Ligjit për gjyqtarë dhe prokurorë. Me 9 vota për Komisioni miraton projektligjin për disiplinë të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në mes të dy leximeve është mirë të ftojmë ministren e Drejtësisë. Ndarja dhe themelimi i gjykatës së veçantë komerciale me gjyqtarë të përgatitur mirë do t’i shërbejë zhvillimit ekonomik në Kosovë. Ne duhet ta miratojmë në parim dhe të ftojmë secilin deputet për ta përmisuar këtë projektligj.  Miratohet në parim projektligji për Gjykatë Komerciale. Për mua më e rëndësishme është çfarë është duke bërë Këshilli gjyqësor dhe ministria e Drejtësisë”.

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj, tha se kjo iniciativë ka filluar që kur ishte ministria e Drejtësisë nën udhëheqjen e Abelard Tahirit.

“Sa i përket themelimit të Gjykatës komerciale ka qenë në kohën e Abelard Tahiri dhe nuk ka ndryshim. Ne si parti konsiderojmë se duhet të bëjmë Gjykatë Komerciale dhe do t’u japë zgjidhje problemeve të bërit biznes. Gjykata komerciale do të jetë shtyllë e rimëkëmbjes ekonomike. Çdo nismë e mirë pavarësisht prej cilës qeveri sa i përket luftimit të korrupsionit është mirë me bo veprime konkrete. Ai tha se duhet të ftohet edhe ekspert të fushës përkatëse”.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka shprehur mëdyshje për miratimin e tij

“Sot e kam problem ta paketojë në sistemin hierarkik institucional këtë gjykatë. Duhet më shumë informata për sistemin juridik dhe kushtetues për këtë gjykatë. Ligji për gjykata iu lejohet e drejta për të themeluar degë të reja. Edhe për nga fushë veprimtaria është copy-paste për Ligjin për Gjykatën komerciale”.

Në anën tjetër, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se  qasja e bizneseve në drejtësi ka qenë shumë problematike në vend.

“Ky është ligj i rëndësishëm. Qasja në drejtësi e bizneseve në drejtësi ka qenë shumë problematike dhe ka zgjatur deri në 5 vjet. Problemi kryesor i bizneseve është se shumë janë ankuar për proceset e gjata në drejtësi dhe shumë investitorë na kanë humbur. Qasja e sektorit privat në drejtësi është shumë më e shpejtë. Lëvizja Vetëvendosje po i ndihmon politikat e djathta në Kosovë”.

Të ngjashme