Miratohet programi kombëtar për zbatimin e MSA-së

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 17:56 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot pasdite ka miratuar Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2018-2022, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se ky program është dokumenti kryesor strategjik kombëtar për zbatimin e agjendës evropiane.

Ajo bëri të ditur se ky program është rishikuar për herë të dytë me radhë që nga hyrja në fuqi e MSA-së. Ky program pesë vjeçar është gjithëpërfshirës dhe është hartuar në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante zbatuese.

Kryeministri Haradinaj tha se ky program është materia më e rëndësishme që kanë para vetës dhe se qeveria do ta ketë vazhdimisht në agjendë të saj.

Të ngjashme