Miratohet Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së deri në vitin 2024, kostoja mbi 11 milionë euro

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 11:18 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ekzekutivi ka marrë vendim që të aprovojë Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2020-2024, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se ky është dokument kryesor strategjik kombëtar që mbulon fushat politike dhe ato ekonomike, duke shtuar se kostoja totale do të jetë mbi 11 milionë euro.

“Sot paraqesim para jush miratimin programin kombëtar dhe ky është dokument kryesor strategjik kombëtar dhe mbulojnë fushata politike dhe ato ekonomike”.

“Programi që paraqesim para jush është finalizuar në mara të këtij viti. Ato fokusohen në përafrim të legjislacionit kombëtar të BE-së, programi përmban 193 masa”.

“Kostoja totale është vlerësuar të jetë mbi 11 milionë euro”.

Të ngjashme