Miratohet Projektligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 13:50 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvend është miratuar në parim Projektligji për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, si dhe Projektligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

Projektligji i parë mori 77 vota, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ndërsa, projektligj mori 71 vota të deputetëve.

Për rekomandim e Projektligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit kërkoi edhe kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Adnan Rrustemi, i cili tha se agjencisë do t’i jap të drejtë të bëjë hetime dhe në përhedhje të drejtorit.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se ky Projektligj është nisur nga Qeverisja e PDK-së, teksa tha se mbështesin si të tillë.

“Sot po shqyrtojmë Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit dhe mos të harrojmë edhe ky projektligj është nder projektligjet që janë nisur nga qeverisja e PDK dhe për fatkeq kjo Qeveri asnjëherë nuk e ka ndryshuar pikë e as presje. Ky projektligj do të rriten kompetencat e Agjencisë anti-korrupsion dhe do të ketë të drejtën e hartimeve. Këtë projektligj si në komision ne e kemi përkrahur ku edhe sot do ta përkrahim”, tha ajo.

Pro këtij projektligji është shprehur edhe LDK-ja. Ndërkaq nga AAK-ja nuk ishte asnjë deputet.

Pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Në këtë komision, LV-ja do t’i ketë pesë përfaqësues për këtë komision, Armend Muja, nënkryetar, anëtare Doarsa Kica, Saranda Bogujevci, Ardian Gola dhe Fitim Uka.

Po ashtu dy anëtarë të komisionit do të jenë nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe Blerta Deliu.

Ndërsa, LDK-ja do ta udhëheq këtë komision, më në krye Armend Zemaj. Nga AAK-ja do të jetë Albana Bytyqi.

Më këtë votim, Kuvendi ka mbyllur punimet e seancës sotme ku pati përplasje të shumta në mes të deputetëve nga pozita dhe opozita.

Ky komision u vota me 63 vota për, e asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Të ngjashme