Miratohet Projektligji për detyrat dhe kompetencat e delegacionit për dialogun, por jo edhe Platforma

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 16:18 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet pas pauzës. Me kërkesë të deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi, Projektligji për Dialogun dhe Platforma janë futur në votim edhe në seancën e re, raporton Ekonomia Online.

Kuvendi i Kosovës e ka vënë tri herë në votim Platformën për Dialogun. Në të tri votimet Platforma nuk kishte 61 vota.

Aty është miratuar Projektligji për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Votat e duhura nuk i mori Platforma për Dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, kërkoi nga pozita që ta votojnë me 61 vota për ndryshe tha se PSD-ja nuk e voton.

“Nëse nuk i kemi 61 vota për ne, nuk marrim pjesë në votim”, ka thënë Molliqaj.

Më pas kryetari Kadri Veseli ka kërkuar 15 minuta pushim, duke thirr deputetët që të votojnë.

“Marrim 15 minuta pushim, deri sa të bëhen 61 vota. Unë do ta qes në votim deri sa të bëhen këto vota”, ka thënë Veseli.

Pa këtij votimi Kuvendi shkoi në pauzë.

Të ngjashme