Miratohet Projektligji për krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Kosovë

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 15:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka shqyrtuar Projektligjin për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, Projektligjin për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, etj.

Kryesuesja e këtij komisioni Fitore Pacolli lexoi rendit e ditës dhe më shumicë votash u miratua.

Pika e 2 e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit 08/L-027, për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, raporton Ekonomia Online.

Pacolli ftoi që të votohet raporti me rekomandime dhe me 7 vota për Komisioni vendosi që Kuvendit t’ia paraqes raportin me rekomandime.

Pika e tretë e rendit të ditës ishte, shqyrtimi i Projektligjit 08/L-010, për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës.

Edhe ky raport u miratua me 7 vota për dhe  komisioni vendosi që raportin t’ia paraqes Kuvendit.

Po ashtu në këtë mbledhje me shtatë vota për, asnjë kundër u miratua dhe shqyrtimi i Projektligjit 08/L-070 për Pijet e forta alkoolike dhe i njëjti projektligj me rekomandime do t’i dërgohet Kuvendit.

Pika e gjashtë e rendit të ditës ishte votimi i raportit vjetor të komplekseve memorialë dhe më shumicë votash u miratua.

Ndërsa, sa i përket shqyrtimit të raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2021, drejtori i këtij aviacioni Bujar Ejupi, tha se “Autoriteti i Aviacionit Civil ka certifikuar aeroportin si operator që bënë trajtimin edhe përcjelljen e mallrave të rrezikshme dhe ka lëshuar 153 fluturime që kanë bartur mallra të rrezikshme”.

Tutje Ejupi thotë se vitit 2021 ishte i ngarkuar. “Brenda vitit është realizuar edhe projekti i zgjatjes së pistës. Ne i kemi mbikëqyrur. Pas plotësimit të kushteve është lëshuar certifikata e re, për pistën e gjatë 3040 metra”.

“Pista sot ka edhe punë të navigimit ajror qe janë të papërfunduara”.

Ejupi thotë se diskutim ka qenë edhe diskutimet të autoritetit kanë qenë edhe procedurat ajrore që e lidhin Kosovën me Shqipërinë.

“Janë përfunduar dhe janë aprovuar prej autoritetitvtë aviacionit civil në fillim të këtij viti”. “Është arritur që Agjencia e shërbimit të navigimit ajror t’i ketë të gjitha kushtet e plotësuara teknikisht”.

Ai tha se tash pjesa politike nuk është gati, por ai e konsideron arritje pjesën teknike.

Ejupi tha se gjatë 2021, plani i punës është realizuar mirë, me planin e MSA ku vetëm një nuk është realizua, por që është aprovuar në vitin 2022.

“Sa i përket mbikëqyrjes ekonomike kompetencat të autoritetit të aviacionit civil. Mbikëqyrja ekonomike të gjitha operatorët që licencohen kërkohet që edhe ekonomikisht t’i plotësojnë kushtet ekonomike për t’u siguruar që ai operator do t’i ofroj ato shërbime të vazhdueshme”.

“I vetmi gjë që ka mbet pazbatuar, është hapja e tregut”. “Gjatë 2021 vendimi ka mbet i pazbatueshëm. Presim hapa konkret prej komitetit për partneritet publiko privat”.

Ejupi tha se autoriteti i aviacionit civil ka nevojë për ndryshime. “Kur psh ne kemi departamente nuk e plotësojnë numrin. Kemi Departamentit që e ka vetëm një drejtor dhe asnjë punëtor.”

“Një rrezik ka të bëjë edhe me pagat ku Ligji i tanishëm e parasheh që për ekspertët janë paga që caktohen në bazë të ekspertizës. Pagat aktuale janë caktuar me vendim të ministrit të financave, janë vendime të vitit 2009-2010. Secili ndryshim sigurisht që do të prek edhe pjesën e pagave, kjo ndoshta shkakton edhe panik të stafi. Ta kemi të qartë se ne nuk kemi shpreh asnjëherë refuzim ndaj iniciativave ligjore, qëndrimi zyrtar i imi është që ndryshimet strukturore janë të pashmangshme për shkak se situata që sot operojmë është e paqëndrueshme”.

Fitore Pacolli tha se numri i udhëtarëve ka rënë në krahasim e vitin 2019. “Krahasim me të hyrat 2019 kanë qenë 323 mijë euro më pak. A është kjo për shkak se akoma nuk është arrit me u stabilizu situata komplet”.

“Ka akoma moskordinim mes punëtorëve që janë pjesë e sindikatës që na qojnë neve ankesa të përditshme. Cila ka qenë puna juaj për me afru bashkëpunimin. Neve na duhet që në të ardhmen me krijua njëfarë bashkëpunimi”.

Ejupi në përgjigjen e tij tha rënia në numër është për shake të pandemisë. “Numri i udhëtarëve, po them me bindje se rimëkëmbja e numrit të udhëtarëve është shumë optimiste. Ulja e numrit prej vitit paraprak është për shkak të pandemisë. Ne jemi rimëkëmb, jemi mjaftueshëm që në analiza financiare aeroporti ka qëndrueshmëri për të vazhduar më tutje”. “Në muajt e fundit kemi rritje deri në 30% e më shumë. Nuk ka probleme të ikjes së udhëtarëve”

Sa i përket probleme të brendshme Ejupi tha se shumica e problemeve lidhen me një strukturë organizative të vjetër e pakënaqësi për paga si dhe ankesa të paarsyeshme.

“Në momentin që ka dalë në konsultim ligji i pagave dhe janë definuar se cilat paga kanë me qenë, gjithë ata që se kanë pa veten aty kanë filluar të ankohen”

Ejupi tha se në AAC-ja, trajnimet janë të domosdoshme për pozitat që i bëjnë dhe trajnime që shefi i departamentit i vendos. “Ankesat për trajnime nuk ka pas shumë. Përveç buxhetit të limitum. Ta kemi parasysh që ne investojmë në trajnime”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme