Miratohet Projektligji për pagën minimale, përjashtohen veteranët

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 13:40 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në parim Ligjin për pagën minimale, të martën. Pro votuan 68 deputetë, kundër nuk kishte e abstenuan 6, raporton Ekonomia Online.

Nga komunitetet, deputetët e Listës Serbe votuan pro, kurse abstenoi Grupi multietnik.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se të gjitha debatet kanë përfunduar për këtë çështje dhe se s’do t’i kthehen edhe njëherë.

Megjithatë, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, mori fjalën para votimit për të propozuar heqjen e tij nga rendi i ditës dhe që projektligji të kthehet prapë në Qeveri.

“Në seancën e kaluar kemi pasë një diskutim të gjatë dhe kemi kërkuar që ligji në fjalë që përcakton pagën minimale dhe të kthehet në qeveri. Për qëllimin që po ndodh s’ka kurrfarë impakti, sepse në shumicën ka arritur pagën minimale në 250. E largon një lidhje të nderuar të vendit nga lidhja me pagën minimale. Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë të diskutohet edhe reforma sociale. Ky ligj të tërhiqet nga ministri Murati dhe të ulemi e të diskutojmë. Është kërkesë legjitime që është minimale në raport me krejt çështjet që i kemi ngritur, s’ka të bëjë me pozicion opozitar as politik. Po e largojmë, propozimi im është ky, nëse pajtohemi. Nëse e miratojmë këtë bëjmë një gabim shumë të madh”.

Për këtë ligj ishte debatuar shumë kohëve të fundit, madje edhe ishte organizuar një protestë nga organizatat e dala nga lufta, pasi pensionet e veteranëve nuk ishin përfshirë në ligj.

PDK-ja e bojkotoi këtë seancë me arsyetimin se po u bëhet e padrejtë veteranëve.

Lexo më shumë:

Të ngjashme