Miratohet propozimi i Hotit për pikat 2,3,4 të rezolutës

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 11:43 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi ka miratuar propozimin e shefit të grupit parlamentar të LDK Avdullah Hotit që pikat “Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave, Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës, Caktimi i Ditës së Gjenocidit” të futen në rezolutë dhe të paraqiten nga komisioni parlamentar i krijuar me arsyetimin se vendimi i tyre nuk është në fushëveprimin e Kuvendit, raporton EkonomiaOnline.

“Pikat 2,3,4 të shqyrtohen në atë rezolutë dhe t’i propozohet kuvendit se si të procedohet. Arsyeja është se pika 2,3 nuk janë fushëveprimtarinë e Kuvendit”, tha Hoti.

Por kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nuk u pajtua me arsyetimin e Hotit, duke thënë se në këtë Kuvned trajtohen edhe disa tema që konsiderohen banale.

”Unë po e kuptoj edhe pasi është emri im… kuvendi merret edhe me trajtimin e ujërave të zeza, me kanalizime. Kuvendi voton çdo buxhet dhe e adreson në Qeveri. Njëjtë e kemi edhe këtu. Bile po më pëlqen kjo gjendje për me pa populli në çfarë gjendje jem”.

Edhe shefi i Grupti Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se nuk duhet gjetur arsyetime, por tw votohen kwto pika pasi janw tw rwndwsishme.

“Ajo që tha z Hoti ne shumë thjeshtë mund të themi se kompetencat kuvendi ia jep të tjerëve dhe ata që kanë kompetencë e kanë sepse ne ua kemi dhënë. Nëse ndihemi të shqetësuar se procedurat nuk janë në rregull ne themi se kërkojmë. Aman ti votojmë edhe këto pika.  Aman kushdo që e ka dhënë idenë po jua qesim edhe në pllakë veç votoni”.

Të ngjashme