Miratohet propozimi i Hoxhës për Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Kjo marrëveshje pritet të hap rrugën për promovimin e zhvillimit ekonomik të zonave kufitare të Kosovës me Malit të Zi, theksoi Hoxha.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka propozuar për miratim dhe është miratuar në Kabinetin qeveritar, Marrëveshja financiare trepalëshe mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Malit të Zi për vitin 2017, për zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA II) në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Marrëveshja mundëson zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar mes dy vendeve në kuadër të alokimit të fondit IPA për vitin 2017. Programi i bashkëpunimit ndërkufitar me fondet e BE-së synon të rrisë bashkëpunimin rajonal dhe të nxis zhvillimin e zonave kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”, ka theksuar Hoxha.

Tematikat e këtij programi, mes dy vendeve të përfshira janë: Promovimi i punësimit, mobilitetit të punës dhe përfshirjes sociale dhe kulturore përgjatë kufijve, Mbrojtja e mjedisit, adaptimet ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve si dhe Stimulimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore e natyrore.

“Kjo marrëveshje pritet të hap rrugën për promovimin e zhvillimit ekonomik të zonave kufitare të Kosovës me Malit të Zi”, theksoi Hoxha duke shtuar se pas këtij miratimi, vazhdojnë hapat tjerë në drejtim të hapjes së mundësive që Kosova të përfitojë fonde të parapara në kuadër të fondeve IPA për bashkëpunim ndërkufitar që për këtë program mbërrijnë në 1.2 milionë euro për të dyja vendet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme