Miratohet raporti i Autoritetit të Konkurrencës, kërkohet rritje e pagave për kryesuesin e anëtarët e bordit

Prishtinë | 23 Sht 2020 | 12:57 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisionit për Buxhet dhe Transfere ka votuar raportin vjetor të Autoritet Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka thënë se nga Auditori kanë pasur vetëm një vërejtje, në lidhje me një formular në makina se nga ku dhe kur po udhëtojnë.

Prestreshi  ka kërkuar edhe rritje të pagave, për kryesuesin dhe anëtarët e bordit.

“Siç e dini Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është anëtar me të drejta të plota, dhe kemi trajnime të rregullta të stafi të autoritet me të cilët në baza çdo vit i dërgojmë hetuesit për me i marr trajnime”.

“Gjatë vitit 2019 jemi angazhuar me bashkëpunimin e shteteve të BE-së. Te pjesa e auditorit nuk e kanë as të vërejtje në aspektin buxhetore dhe në arktimin e të hyrave dhe ajo pjesa te evidenca e veturave është vërejtje pse komisioni nuk e shkruan një formular ku dhe kur po udhëton, dhe atë e kemi marr si vërejtje dhe i kemi dhënë zotim që prej 1 shtatorit do ta korrigjojmë sa shpenzime i bënë kryetari ato të gjitha janë të kontrolluara”.

“Në kuadër të komisionit duhet të na ndihmoni në këtë aspekt dhe të realizoni kërkesën tonë, andaj ne kërkojmë nga ju që në parim të pranoni se buxhet në paga kemi dhe nuk është reduktuar buxheti në paga”.

Kryesuesi i komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati ka shtruar pyetjen se pse janë shpenzimet e larta të udhëtimeve jashtë vendit, krahasuar me stafin e vogël që kanë.

“Pse është shumë e lartë e udhëtimeve jashtë vendit duke marr parasysh që numri i stafit është i vogël, po ashtu shpenzimet kontraktuese të tjera janë shpenzuar rreth 9 mijë e 700 ero, por për çfarë shpenzime bëhet fjalë, shpenzimet për derivatet keni pasur nën vërejtje prej auditorit, dhe çka keni ndërmarr. Ndikimi buxhetor i krizës është shumë i madh”.

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar edhe raportin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, raporton EO.

Avdi Konjufi u.d i kryesuesit të KPMM-së ka thënë se do të pengohen të gjithë ata që bien në kundërshtim me ligjin për miniera dhe minerale.

“Njëkohësisht do të  ndalojmë të gjithë ata që bien në kundërshtim me ligjin për miniera dhe minerale. Ka kompani qe janë mbyllur me këto komisione, për mu rehabilitim një zonë e tillë vyejnë disa vite”.

Të ngjashme