Miratohet raporti i Komisionit Hetimor për “gylenistët”

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 13:24 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 58 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin e Komisionit hetimor parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të 6 shtetasve turq me datën 26 mars 2018, raporton Ekonomia Online.

Shefi i GP-të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, propozoi mocionin që të ndalet diskutimi dhe të vazhdojnë me votim menjëherë.

“Do kërkoja një mirëkuptim prej grupeve parlamentare. Meqë po vërehet një pajtueshmëri e mendimeve të të gjithë deputetëve që kemi të bëjmë me një raport profesional atëherë po vërehet që kemi edhe 18 folës dhe do ishte mirë të shkojmë drejt në votim”, tha ai, raporton EO.

PSD, Nisma dhe 6+ u shprehën kundër këtij mocioni, megjithatë raporti u miratua.

Para votimit të këtij raporti, në seancë pati debat lidhur më këtë çështje. Jo të gjitha partitë politike e mbështeten miratimin e këtij raporti. Pati edhe kritika për punën e Komisionit Hetimor.

Policia e Kosovës kishte arrestuar në mars të vitit 2018 gjashtë shtetas turq, punëtorë të kolegjit Mehmet Akif, shkollë e cila është pjesë e rrjetit të shkollave të klerikut Fetullah Gulen, i cili kërkohet nga Turqia me akuzën se qëndron prapa puçit të dështuar në këtë shtet dy vjet më parë. Arrestimi kishte ndodhur pas një bashkëpunimi me inteligjencën turke.

Mësuesit e kolegjit “Mehmet Akif” në Kosovë, Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Husein Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina dyshohet se janë pjesëtar të organizatës “FETO”.

Pas arrestimit të shtetasve turq, kryeministri Ramush Haradinaj kishte shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.

Në fund të muajit tetor të vitit 2018, Komisioni Parlamentar për hetimin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq të deportuar nga Kosova në Turqi, nisi punën me intervistimin e zyrtarëve policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Lexoni edhe:

Të ngjashme