Miratohet Strategjia kombëtare e prokurimit publik 2017-2021

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 14:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Prokurimit Publik 2017-2021, e cila përmban vizionin, objektivat, masat dhe hapat që Qeveria dhe organet kryesore të prokurimit publik në Republikën e Kosovës synojnë dhe planifikojnë t’i ndërmarrin dhe arrijnë brenda periudhës së ardhshme afatmesme me qëllim të avancimit të sistemit të prokurimit publik.

Kabineti në këtë mbledhje ka miratuar Planin e Veprimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zbatimin e rekomandimeve të Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2015.

“Në seancën plenare të datës 1 dhjetor 2016, Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit për vitin 2015, për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015”.

“Në rekomandimet e nxjerra nga Kuvendi, është kërkuar që Qeveria të përgatis Planin e Veprimit për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Raportit të Auditmit, si dhe të raportoj rregullisht për arritjet e bëra në zbatim në baza tremujore”.

Të ngjashme