Miratohet Strategjia kundër korrupsionit, Haradinaj zotohet për zero tolerancë

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 11:50 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë kundër korrupsionit 2018-2022 dhe planin e veprimit.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se qëllimi i kësaj strategjie është parandalimi dhe luftimi i korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

Ai u zotua se do të ketë zero tolerancë ndaj kësaj dukurie që është edhe kriteri i fundit për liberalizimin e vizave.

“Qëllimi i kësaj strategjie është parandalim dhe luftimi i korrupsionit. Objektivat kryesore janë zero tolerancë ndaj korrupsionit, ndërtim i transparencës në administratën publike, fuqizimi i legjislacionet për parandalimin e korrupsionit”.

Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe strategjisë shtetërore për rintegrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Kosovë 2018-2022.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, tha se për zbatim të suksesshëm të kësaj strategjie është hartuar edhe plani i veprimit që përmban objektiva specifike, raporton Ekonomia Online.

“Marrë parasysh rëndësinë e personave të riatdhesuar MPB ka hartuar strategjinë për rintegrimin e qëndrueshëm për personat e riatdhesuar të cilën e paraqesim për miratim”.

“Kjo strategji ka për qëllim avancimin e sistemit të riintegrimit. Për zbatim të suksesshëm të kësaj strategjie është hartuar edhe plani i veprimit. Ai përmban objektiva specifike “.

 

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme