Mirena e zë ngusht Konjufcën: Pse po i çoni lëndët në Kushtetuese, kur thoni se është e kapur?

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 21:36 | Nga Ekonomia Online

Ish shefi i diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca, vazhdon të diskutojë për zhvillimet politike në Kosovë në Debat+ përballë analistëve Astrit Gashi dhe Ilir Mirena.

Analisti Ilir Mirena e ka pyetur Konjufcën për vendimin e fundit të partisë së saj për ta kontestuar në Gjykatë Kushtetuese votimin e deputetit Etem Arifi.

“Pse ju edhe e cilësoni Gjykatën Kushtetuese si të kapur, e edhe i çoni aty lëndët për trajtim?” – shtroi pyetjen Konjufca.

Nënkryetari i Vetëvendosjes deklaroi se nuk kishin se ku t’i dërgonin tjetër duke thënë se nuk mund t’i çonin ato në “institucione të planetit Mars”.

Mirena i shtroi pyetjen edhe sa i përket përgjegjësisë për prishjen e koalicionit qeveritar me LDK-në.

“Ju po tingëlloni sikur po e fajësoni krejt LDK-në. A s’keni edhe ju një trohë përgjegjësie e fajësie për këtë punë?”

Konjufca tha se LDK-ja e përdori si arsye të rreme shkarkimin e Agim Veliut.

Të ngjashme