Mirlinda Gashi bëhet pjesë e AKR-së

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 13:23 | Nga

Aleancës Kosova e Re (AKR) i është bashkuar Mirlinda Gashi, kuadër universitar i Akademisë Diplomatike të Vjenës. Këtë e ka konfirmuar lideri i kësaj partie, Behgjet Pacolli, përmes profilit të tij në fcb, raporton Ekonomia Online.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Ekipit tim të ri në #AKR për të ndryshuar Kosovën, i është bashkuar edhe Mirlindë Gashi, kuadër universitar i Akademisë Diplomatike të Vjenës. Mirlinda përfaqëson brezin e ri të njerëzve profesionistë e human me të cilët AKR po fuqizohet çdo ditë. Mirlinda është një aktivistë e flaktë e AKR-së, prishtinase dhe njohëse e mirë e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët. Për këto probleme AKR ka zgjidhje. #AKR shpresë për #Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme