Mitchell bisedon më të rinjtë për problemet e tyre

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 09:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndihmës Sekretari i Shtetit të ShBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell është takuar mëngjesin e së martës me disa të rinj. Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje. Sipas njoftimi të ambasadës amerikane të rinjtë do të bisedojnë me Michell për problemet e tyre.

Dje Mitchell është pritur nga presidentin Hashim Thaçi, në aeroportin “Adem Jashari” dhe është takuar edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Nga aty ai i ka quajtur spekulime raportimet në mediet serbe se ShBA është duke përgatitur një plan prej katër pikave për Kosovën.

Ndihmës Sekretarin amerikan tha se nuk ka ardhur në Ballkan të paraqes një plan konkret, por që ka kërkuar nga Kosova e Serbia të vazhdojnë dialogun që u mundëson anëtarësimin  në BE.

“I kam parë këto spekulime, mund të ju them që nuk kam ardhur që të shpreh një plan specifik, por unë kam ardhur për t’i dhënë shtysë dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit”, tha Mitchell.

Mitchell ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, duke tejkaluar sfidat rajonale në dobi të stabilitetit dhe integrimit perëndimor dhe duhet t’i japë epilog marrëveshjes së demarkacionit.

Ai gjithashtu tha se duhet bërë punë në forcimin e sundimit të ligjit, foli edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Lexo më shumë:

Të ngjashme