Mjekiqi kritikon Kurtin se po merret me çështje të brendshme të Shqipërisë

Prishtinë | 10 Pri 2021 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, e ka quajtur absurditet dhe veprim të paprecedent përkrahjen e treguar nga Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ndaj tre kandidatëve të pavarur për deputetë në Shqipëri, Boiken Abazi, Kreshnik Merxhanin dhe Iliaz Shehun

“Në kohë krize ekonomike, sociale e të pandemisë në vend se të dalë me një strategji për tejkalimin e kësaj situate, Kryeministri Kurti merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë duke favorizuar kandidatë për deputetë!”.

“Absurditet e veprim i paprecedent”, ka shkruar Mjekiqi në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme