Mjeku i QKUK-së me gjuhë të rëndë ndaj Isa Mustafës: Gërxhul, gjallë je a

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 22:27 | Nga Ekonomia Online

Mjeku i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Qendrën Emergjente, Ibrahim Maliqi, ka përdorur gjuhë fyese ndaj kreut të LDK-së, Isa Mustafës, duke iu referuar si “gërxhul”.

Maliqi, në postimin ku Mustafa reagoi pas përleshjes ndërmjet aktivistëve të LDK-së dhe të VV-së, komentoi duke thënë “gërxhul, gjalle je a”.

Nuk dihet nëse do të merret ndonjë masë disiplinore ndaj tij.

Postimi i plotë i Isa Mustafës:

Të nderuar miq,

Takova sot kandidatin për Kryetar të Komunës së Podujevës, z. Nexhmi Rudari, qytetarë dhe veprimtarë tanë atje.

Podujeva ka treguar gjithëherë besim për LDK-në , kurse LDK u ka qëndruar besnike qytetarëve të Llapit dhe të Kosovës.

Llapjanët kanë ditur çdoherë të dallojnë ata që punojnë nga ata që bëjnë zhurmë. Zhurmat dhe tollovitë; dhuna dhe mentaliteti arkaik nuk janë veçori e familjeve, e grave, burrave, të rinjëve dhe të rejave të Llapit. Sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na këthejnë mbrapa.

Ata që ndërrojnë qëndrime, që kërkojnë azil te kundërshtarët politik, që i kontribuojnë izolimit të qytetarëve tanë, nuk meritojnë besim. Të tillët, ta shkatërrojnë shtetin, komunën dhe ekonominë.

Kosovës i nevojiten njerëz të mençur, të urtë, punëtorë dhe të respektueshëm, si Nexhmi Rudari!

Të ngjashme