MKRS merr përgjegjësinë për shpronësimin e Shtëpisë së Sportit

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 13:33 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka autorizuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të kryejë veprimet e nevojshme për shpronësimin e Shtëpisë së Sportit, raporton EkonomiaOnline.

Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, tha se ministria do të kryejë obligimet lidhur me këtë shpronësim.

“Objekti i Shtëpisë së Sportit është objekt me interes publik, në të cilin janë të vendosura Departamenti i Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe shumica e Federatave Sportive të cilat i zhvillojnë të gjitha aktivitetet e tyre administrative. Marrja e këtij autorizimi, neve do të na mundëson që menjëherë t’i fillojmë punët përgatitore për kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për shpronësimin e këtij objekti”, tha kreu i MKRS-së.

“Gjatë kryerjes së punëve përgatitore do të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet relevante në kompletimin e  elaboratit të kësaj lënde dhe të njëjtën do ta përcjellim sipas procedurave të rregullta në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor për shqyrtim të mëtutjeshëm”, ka shtuar ministri Gashi.

Të ngjashme