MKRS-së i ndahen 5 milionë euro për mbështetje të projekteve

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar propozim vendimin për shpërndarjen e mjeteve buxhetore, për MKRS-në, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi ka ajo ka thënë se janë përgatitur metodat konkrete për zbatimin e këtij vendimi.

“Duke u mbështetur në vendimi e Qeverisë ku parashikohet mbështetja financiare për sektorin e kulturës me shumë prej 5 milionë euro e kam përgatitur metodat konkrete për zbatimin e këtij vendimi për tu siguruar ndarjet korrekte”.

Ndarja e mjeteve financiare do të bazohet në tri masa specifike në mënyrë që secilit sektor t’i ofrohet mbështetje relevante.

Masa 1 i referohet punës në praktikë për të rinjtë të cilët do të kenë mundësinë të angazhohen në sektorin publik dhe privat duke u kompensuar me 170 € në muaj.

Masa 2 i referohet mbështetjes direkte financiare për klubet e sportit që janë të regjistruara në federatat përkatëse sportive.

Masa 3 i referohet mbështetjes financiare për organizatat kulturore, krijuesve të pavarur dhe hulumtuesve të kulturës, rinisë dhe sportit.

Gjithashtu Qeveria e Kosovës merr vendim që të shtyhet deri në prill të 2021 vendimi për tarifat, raporton EO.

“Ministrja e MRKS-së Vlora Dumoshi ka kërkuar aprovimin e kësaj pike. Në mbledhjet e datës 19 nëntor, qeveria kam kortuar tarifat për shpenzimin për të drejtën e autorit”.

“Duke parë gjendjen e krijuar nga pandemia të gjejmë një zgjedhje për propzim që të ndryshohet vendimi i Qeverisë për tarifa”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme