Mogherini i bën thirrje Qeverisë që ta tërheq taksën, thotë se nuk pranojnë kufi me linja etnike

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Shefja për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta revokojë taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.

Ajo ka thënë se iu takon Kosovës dhe Serbisë se si do të duket marrëveshja finale mes tyre por sipas saj, nuk do të pranohet kufi me linja etnik.

Këto komente kryediplomatja evropiane i bëri në një konferencë për media pasakimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel , njofton Klan Kosova.

Marija Pejçinoviq-Buriq, ministre e jashtme e Kroacisë ka konfirmuar poashtu se temë kyçe e këtij takimi ka qenë Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme