Mogherini pas takimit me Thaçin dhe Vuçiqin: Vështirësitë vazhdojnë

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 15:06 | Nga

Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së, është deklaruar pas takimeve të ndara që ka zhvilluar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ajo ka thënë se vështirësitë e dialogut vazhdojnë, transmeton lajmi.net.

“Vështirësitë vazhdojnë. Takimi tjetër i nivelit të lartë do të caktohet përpara takimit të ministrave dhe Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York”, ka thënë Mogherini.

Tutje ajo ka treguar se janë biseduar të gjitha temat të cilat janë të tavolinë.

Ndryshe, sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel.

Mirëpo, Thaçi thotë se nuk pati refuzim takimi nga Vuçiq dhe se dialogu duhet të vazhdojë.

Për takimin e radhës mes presidentëve pritet të vendoset në fund të këtij muaji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme