Molliqaj: AAK dhe Nisma moti kanë bërë koalicion me PDK-në

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 02:26 | Nga

Dardan Molliqaj nga Vetëvendosja ka reaguar pas marrëveshjes së çasteve të fundit mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës si koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit.

“Ka kohë që e kemi thënë se AAK dhe NISMA moti kanë bërë koalicion me PDK-në. Që në kohën kur e tradhtuan opozitën e bashkuar. Tash vetëm e zyrtarizuan koalicionin”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, tani veçse u definuan gjërat. “Ka koalicione që përfaqësojnë të vjetrën, dhe është VETËVENDOSJE! që përfaqëson të renë”.

“Çdo minutë më shumë po definohet se kush e ka përnjëmend kauzën për ndryshime në Kosovë”, ka shkruar Molliqaj, i cili madje e ka bërë “sponsored” postimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme