Molliqaj: Aktakuza ndaj aktivistëve të VV-së e montuar

Prishtinë | 30 Dhj 2016 | 13:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj në një konferencë për media tha se aktakuza e ngritur nga Prokuroria për katër aktivistët e Vetëvendosjes është politike, e montuar dhe e porositur.

Sipas tij se duhet të ngitet një aktakuzë së shpejti e ka thënë edhe vet ministrja Dhurata Hoxha.

Ndërsa tha se prokurori Abdurrahim Islami është jashtëligjshëm duke ushtruar detyrën e tij.

“Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e cila ka thënë se do të ndritët aktakuzë për aktivistët shumë shpejt. Ministrja e Drejtësisë nuk ka qasje në proceset gjyqësore sepse nuk ka të drejtë pasi që pushtetet janë të ndara. Faktin që ministrja e drejtësisë tregon që do të ngitet aktakuza tregon që krejt ky proces është i montuar”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj tha se asnjë fakt i ri nuk është në aktakuzë e asnjë dëshmi e re dhe se Prokuroria ka dështuar të sigurojë prova për akuzimin ndaj aktivistëve siç është raporti i Forenzikës, ndërsa sa i përket ADN-së dhe ngjyrës së zërit asnjë nuk i ka futur në aktakuzë.

“Prokurori i rastit në raportin e Ferenzikës nuk ka e futur fare këtë raport do të thotë ka bërë fshehja e të dëshmive sepse as AND-ja dhe as ngjyra e zërit të cilat nuk janë të përputhura nuk janë të future në aktakuzë. Kjo është shkelje e kodit të procedura penale. Në aktakuzën që kanë marrë VV nuk është asnjë aktakuzë e re, Prokuroria edhe pas katër muajsh kanë dështuar në gjetjen e provave kundër aktivistëve të Vetëvendosjes”, tha Molliqaj i cili pohoi se materialet nga prokuroria nuk iu janë dorëzuar avokatëve mbrojtës.

Dje Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër aktivistëve Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit për terrorizëm.

Ata akuzohen për sulmin që u bë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të këtij viti

. Në këtë rast Petrit Ademi është liruar nga akuzat për shkak të provave ndërsa hetimet kanë pushuar edhe për të ndjerin Astrit Deharin i cili ka vdekur më 5 nëntor në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit.

Të ngjashme