Molliqaj: Arsyet që VV nuk lidhi koalicion me LDK-në

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur përsëri për koalicionin që nuk u realizua mes VV-së e LDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se e ka ditur VV nuk mund të shkojë në koalicion me askënd, sepse sipas tij, kjo parti nuk mund të bashkëpunojë me askënd, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Para më shumë se dy javë, e thash atë që u konfirmua dje: PDK dhe VV do të mbesin të vetmuara në këto zgjedhje.

PDK për shkak të veprimeve të saj në të kaluarën, ndërsa VV për shkak se nuk mund të bashkëpunojë dot me askë.

Koalicioni ynë, i qartë dhe i vendosur nga fillimi, me plane konkrete për zhvillimin e Kosovës, do të jetë koalicion fitues i këtyre zgjedhjeve.


Të ngjashme