Molliqaj: Bashkëpunimi mes Kurtit dhe Mustafës, hipokrizi

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me bashkëpunimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai me këtë rast në rrjetin social “facebook” ka shpërdarë një video me mbishkrimin”

“Shiheni bashkëpunimin jo-parimor në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Dikur ky i fundit ishte “argat i Serbisë”, kurse tash “çkapës i shtetit”. Dikur për Kurtin, Mustafa ishte i nënshtruar i Thaçit, mbrojtës i Jabllanoviçit, shërbëtor i Serbisë… kurse sot njeri “i respektuar” që “deshi ta ndryshojë Kosovën”.

Shpërndajeni që ta shohin të gjithë këtë hipokrizi! përfundon postimi i Molliqajt, përcjellë Klan Kosova.

Shiheni bashkëpunimin jo-parimor në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Dikur ky i fundit ishte "argat i Serbisë", kurse tash "çkapës i shtetit". Dikur për Kurtin, Mustafa ishte i nënshtruar i Thaçit, mbrojtës i Jabllanoviçit, shërbëtor i Serbisë… kurse sot njeri "i respektuar" që "deshi ta ndryshojë Kosovën".Shpërndajeni që ta shohin të gjithë këtë hipokrizi!

Posted by Dardan Molliqaj on Wednesday, February 13, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme