Molliqaj: Deputetët t’i kërkojnë falje familjes Dehari dhe VV-së

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 10:46 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka ngritur çështjen e aktivistëve të këtij subjekti të cilët dyshohen për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Molliqaj ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes janë arrestuar pa të drejtë, raporton Ekonomia Online.

Ai gjithashtu ka thënë se të gjithë ata deputetë që kanë fol në Kuvend duke i akuzuar aktivistët e këtij subjekti, tani duhet t’iu kërkojnë falje publike aktivistëve dhe Vetëvendosjes.

“Tash po vërtetohet edhe nga ndërkombëtarët që aktivistet tan janë të pafajshëm, Ministrja Hoxha nuk e respektoj një vendim të Kuvendit të Kosovës me një qëndrim të pa qëndrueshëm kur thoshte se ekspertiza duhet të vinte nga një vend i BE-së duke e përjashtuar Shqipërinë nga kjo epseritzë. Krejt materialet kanë tregu që asnjë e dhënë nuk përputhet me atë që janë gjetur për rastin e sulmit të kuvendit”.

“Edhe raportet e FBI, kanë ardhur me një raport i cili thotë që asnjë imazh nuk përputhet me asnjërin prej njerëzve të dyshuar e që janë aktivistët e VV-së Qeveria e Kosovës nuk vepron, dhe të gjithë ju që keni folur për këtë çështje pres kërkim falje ndaj aktivistëve, familjes Dehari dhe Lëvizjes Vetëvendosje”

 

 

Të ngjashme