Molliqaj e quan hakmarrje bastisjen e shtëpisë së tij në Beleg

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 17:44 | Nga

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar në lidhje me bastisjen që i është bërë sot shtëpisë së tij në Beleg të Deçanit.

Ai thotë se kjo është hakmarrje dhe presion për t’ia mbyllur gojën për siç ka thënë ai “demaskimet që ka bërë për rrjetin Polici-media-pushtet.

Reagimi i Molliqajt për bastisjen e shtëpisë së tij:

Klani “Pronto” sot ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë së prindërve të mi. Kjo bastisje ka ardhur si hakmarrje e drejtpërdrejtë dhe presion që të ma mbyllin gojën, meqë ditët e fundit në disa konferenca për shtyp e emisione unë e kam demaskuar dhe e kam denoncuar rrjetin polici-media-pushtet-pronto.

Por policia edhe pse ka bastisur e ka shqetësuar familjarët e mi në fshatin Beleg të Deçanit, nuk ka gjetur asgjë.

Me bastisjet e brutalitetin policor pushteti kërkon të na ndalë, sepse ne ia kemi ndalur “Demarkacionin” dhe “Zajednicën”. Por nuk do të më ndalin as mua, as Lëvizjen dhe as qytetarët.

Ne do t’i demaskojmë deri në fund, do t’i largojmë kriminelët prej pushtetit, dhe do t’i ballafaqojmë ata me drejtësinë.

Jo me drejtësinë e kapur dhe kontrolluar nga “Pronto”, por me një drejtësi të pavarur, me integritet dhe me profesionalizëm, që do t’i çojë në burgje pushtetarët që e kanë terrorizuar dhe e kanë vjedhur popullin tonë që 17 vite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme