Molliqaj fton VV-në dhe LDK-në të kthehen në seancë dhe ta votojnë rezolutën

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 11:29 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dardan Molliqaj, tha se, sipas PSD-së, procesi i dialogut me Serbinë ka fillur mbrapsht dhe është ndikuar nga presidenti Hashim Thaçi.

Ai i ka bërë thirrje LVV-së dhe LDK-së që të kthehen në seancë dhe ta votojnë rezolutën, e cila është pika 6 e rendit të ditës për sot, raporton Ekonomia Online.

“E kemi thënë si PSD se procesi i dialogut ka filluar mbrapsht, është nisë dhe ndiku nga presidenti Thaçi. Atë që po ndodh e ka pushteti e presidenti, keni nis vetë dhe me arrogancë. Kryetari i kuvendit duhet të mbajë përgjegjësi që nuk po e thirr seancën e thirrur prej 53 deputetëve edhe ndërhyri. Kjo tregon se jeni të painteresuar për arritjen e një konsensusi. Ajo çka duhet konsensus për çështjen e platformës dhe temat që duhet të flasim”.

“Jemi këtu se pika 6 është votimi i rezolutës. I lus LVV-në dhe LDK-në të kthehen dhe ta votojnë rezolutën. Nuk mund të bëhem bisht i dikujt, nuk qëndruan për ta dëgjuar qëndrimin tonë. Ka që po mendojnë se vetë me i organizu protestat”.

Ilir Deda tha se nevojitet një platformë dhe parime të përbashkëta pozitë-opozitë, raporton EO.

“Të gjithë jemi për integritet territorial, duhet platformë dhe parime të përbashkëta. Kush e zbaton atë, në sistemin politik vetëm qeveria mund ta bëjë. Mund të merremi vesh me ata që i ka propozuar qeveria. Humbje kot duke i dëgjuar ata që duan ta ndryshojnë sistemin e vendit”.

Të ngjashme