Molliqaj jep “fakte” se Konjufca ishte në ShIK, tregon sa paguhej e kush e rekrutoi

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 10:49 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, sot ka dhënë “fakte” se shefi i deputetëve të Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK), raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Konjufca e ka pasur epror Fadil Lepajën.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Molliqaj ka dhënë informata të tjera që sipas tij, konfirmojnë përfshirjen e Konjufcës në ShIK, gjatë viteve 2000-2001.

Sipas tij, Konjufca u largua nga ShIK-u për shkak të pagës së ultë.

“Glauk Konjufca ka qenë për një periudhë shërbyes i ShIK-ut. Më duhet të jap info tjera që e konfirmojnë. Viti që ka shërby është 2000-2001. Rekrutimin e ka bë te …lepaja. Një prej letrave që Glauku e kishte ndarë me ne ishte të dhëna nga lugina e Preshevës dhe të gjitha ato letra me shkrim ë dorës i futnin në të dhënat e ShIK-ut. Arsyeja e largimit nga ShIK-u ishte paga e ulët dhe pastaj vazhdoi dikah tjetër. Këto tregojnë se Glauk Konjufca ka qenë në strukturat e ShIk-ut. E kam pa që po hezitojnë me u ballafaqu me vetveten”, tha Molliqaj, raporton EO.

Tutje Molliqaj i ka thënë Konjufcës se as gjykata nuk të shpëton, duke shtuar se nuk e ndihmojnë deputetin e VV-së njerëzit e ShIK-ut.

Sipas tij, kredibiliteti politik i Konjufcës ka rënë, andaj i ka kërkuar këtij të fundit të shkon tek Burdushi.

“Unë besoj që ShIK-u si organizatë ka kry veprime kriminale por nuk besoj që secili aty ka bë gjë të tillë. Dikush që akuzon dikë që ka qenë vetë është hipokrizi. Dikush që fshihet nga e kaluara e vet është i rrezikshëm. Glauk nuk të shpëtojnë njerëzit e ShIK-ut, të shpëton vetëm e vërteta. Ta kanë lëshu Burdushin nga burgu, Glauk. Janë kujdes kolegët e tu të ShIK-ut me e lëshu. As gjykata nuk të shpëton se ti e din që ky është sen i vërtetë. Mu Glauk më vjen marre prej teje se janë dhjetëra deputet këtu që e dinë ke qenë në ShIK. Ka edhe qytetarë që nuk besojmë por kredibiletit yt politik ka rënë tërësisht. Qysh don me i kritiku i Kadri Veselin a dikë tjetër. Se ne këtu krejt e dijmë që ke qenë në ShIK. E ti mundesh me shku tash te Burdushi”, i ka thënë Molliqaj-Konjufcës.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë 17 pika: shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 26 në Kushtetutën e Kosovës; votimi i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së; Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë etj

Posted by EkonomiaOnline on Friday, April 12, 2019

Të ngjashme