Molliqaj: Kjo që ndodhi sonte është fitore e opozitës që nuk u nënshtrua

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 23:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i është gëzuar dështimit të votimit ndryshimit për Ligjin e Zgjedhjeve.

Sipas Molliqajt, kjo është një fitore e opozitës që nuk iu nënshtrua shantazhit.

Molliqaj i është drejtuar opozitës se nuk ka fitore nëse Vjosa Osmani zgjedhet presidente.

Postimi i plotë i Dardan Molliqajt:

Ajo që ndodhi sonte ishte fitore e opozitës. Por e një opozite që nuk iu nënshtrua shantazhit. Ama mbi të gjitha sonte iu dha një mësim opozitës. Një mësim që konstruktiviteti para autoritarizmit i jep udhë këtij të fundit për të kapur shtetin e pushtetin, krejt dhe pa pengesa.

I dha mësimin, që e paralajmëruam, që Vjosa Osmani tashmë është shndërruar në instrument të Kurtit. Sonte kjo u vërtetua me mbështetjen që ajo i dha nismës së sotme.

Prandaj votimi i mundshëm i Vjosa Osmanit, edhe me kushtin që Kurti e tërheqë ligjin, është nënshtrim brenda qëllimeve të Kurtit. Është votim që ia jep Kurtit Presidencën, në mënyrë që ta përdorë si instrument kurdo që t’i duhet.

Nuk ka as mësim e as fitore për opozitën nëse Vjosa Osmani zgjedhet presidente!

Të ngjashme