Molliqaj: Kandidimi i Hotit tregon dorëzimin e LDK-së

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 15:26 | Nga

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka shkruar në profilin e tij në facebook se kandidimi i Avdullah Hotit për kryeministër tregon dorëzimin e LDK-së. Ai ka shkruar se Avdullah Hoti është kandiduar vetëm për shkak se është njeriu më besnik i Isa Mustafës.

Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:

Kandidimi i Avdullah Hotit nga LDK tregon dorëzimin e LDK-së.

A vërtetë mendon LDK-ja që mundet me fitu me Avdullah Hotin? Që mundet me bë betejë nën udhëheqjen e tij? Që mundet me e luftu SHIK-un dhe PDK-në me të? Me njeriun më jokarizmatik dhe pa ndikim në LDK… Avdullah Hoti u zgjodh për shkak se është besnik i Isës, pastaj për shkak të ruajtjes së konsensusit të brishtë në LDK, etj. por në asnjë mënyrë nuk u zgjodh për të fituar LDK-ja.

Kjo e konfirmon edhe njëherë që vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe kandidati i saj janë seriozë në synimin për ta ndryshuar gjendjen politike në Kosovë. Për ta luftuar krimin e korrupsionin, për ta zhvilluar ekonominë dhe rritur barazinë.

Kjo tregon që Lëvizja VETËVENDOSJE! do të fitojë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme