Molliqaj i kundërpërgjigjet Daut Haradinajt

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 21:45 | Nga

Dardan Molliqaj, kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, pas rezultateve nga Exit Poll-i, ka reaguar përmes rrjetit social Facebook, duke “falënderuar” Daut Haradinajn për “numërimin” e votave në fshatin e tij.

Daut Haradinaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar vetëm 47 vota në qendrën e votimit në Beleg të Deçanit. Ai këtë rezultat e ka bërë të ditur duke u tallur me sekretarin e VV-së, Dardan Molliqaj, i cili vjen nga ky fshat i Deçanit.

Sipas tij, në këtë qendër AAK-ja ka 278 vota dhe vlerësoi se ka pasur rritje edhe në qendrat tjera të votimeve në Dukagjin. Duke folur për Klan Kosova Daut Haradinaj tha edhe se AAK-ja dhe koalicioni PAN janë bindshëm të parët në nivel vendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme