Molliqaj: Manipulimet e mashtrimet që i kanë bërë publikisht po i vë në siklet Bordin e ZRrE-së

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se protesta e tyre në Zyrat e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka të bërë me siç ka thënë gënjeshtrat dhe manipulimet që i ka bërë ky institucion qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Molliqaj tha se ZRrE manipulimet e mashtrimet që i kanë bërë publikisht po i vë në siklet. Sipas tij ata po detyrohen të gënjejnë prapë për t’i mbuluar ato gënjeshtrat e mëhershme.

“Ne kërkojmë përgjigje për pyetjet tona. Sa është çmimi i KW për amvisëritë që shpenzojnë rrymë deri në 800 KWh. Sa është subvencionimi i qeverisë për këdo që shpenzon rrymë deri në 800khë? Sa është subvencionimi mbi për shpenzimet mbi 800khë? Sa është fitimi i KEDS-it? ZRrE është në shkelje flagrante të ligjit përderisa vendos në fshehtësi pa njoftuar qytetarët e  Kosovës”, ka thënë Molliqaj”, ka thënë ai

Të ngjashme