Molliqaj: Mërgimtarët janë më meritorët për këto rezultate

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 11:51 | Nga

Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje, përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar mërgimtarët, që sipas tij janë ata që i ndihmuan vendit dhe përmbysjes së rezultateve të fundit për koalicionet tjera.

Nga numërimi i rezultateve të votimit nga KQZ-ja, teksa kanë mbetur më pak se 10 për qind pa u numëruar, Vetëvendosje është në vendin e dytë.

Postimi i Molliqajt:

Sot dua t’i falënderoj posaçërisht ata që janë më meritorët për këtë përmbysje të madhe të rezultatit. Ata që asnjëherë nuk hezituan ta ndihmojnë vendin. Ata që e ndihmuan luftën. Ata që e mbajtën dhe po e mbajnë gjallë ekonominë tonë.

Faleminderit nga zemra të dashur mërgimtarë!

Faleminderit që udhëtuat vetëm e vetëm për ta votuar ndryshimin! Kosovën do ta shndërrojmë në një vend në të cilin ju do të vini #meZemër dhe ne do të ju presim me zemër. Një vend ku ju do të ndiheni mirë dhe do të krenoheni me prejardhjen tuaj ashtu siç ne sot krenohemi me ju. Një vend të cilin ju e keni dëshiruar gjithë jetën tuaj.

Të ngjashme