Molliqaj mohon se e ka sulmuar Abazin, thotë se vetëm e vazhduan debatin

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 23:34 | Nga Ekonomia Online

Dardan Molliqaj ka reaguar pas përplasjes televizive që pati mes tij dhe Haki Abazit.

Kandidati për deputet nga PSD, ka mohuar se ka pasur rrahje, derisa ka thënë se asgjë nuk ka ndodhur jashtë studios.

Përmes një shkrimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se, jashtë studios së debatit nuk ka ndodhur përleshje fizike, por vetëm tensione.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik. Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike.

Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme