Molliqaj në protestën e veteranëve: Diskriminimi që po iu bëhet është e padrejtë, po luftohen nga Qeveria

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 11:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ndonëse ka një urdhërarrest nga Gjykata, është parë në protestën e organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

“Jam duke u solidarizuar me kërkesat e veteranëve. Të drejta të cilat Kuvendi dhe Qeveria i ka diskriminuar. Për bindjen tonë është dukë u luftuar kjo kategori. Me qit në opinion publik diskutimin se a duhet me ja jep veteranit 170 euro apo 250 euro, kjo nuk është diskriminim, as shkelje e të drejtave kjo është luftë e veteranit sepse  kjo qeveri ka jep me qindra miliona euro edhe KEDS-it e ua ka paguar rrymën bankave që bëjnë më shtrenjtë se pagat e veteranëve”, tha Molliqaj.

“Ne u paguajmë rrymën edhe serbëve në veri e tash me diskutu a është e drejtë ose jo kjo është lufta ndaj veteranëve. Qeveria dhe kuvendi kanë hapësirën e vetë sepse ka kaluar ligji në lexim të parë tash është në lexim të dytë, dhe do të duhej ta kthente në shenjë gabimi që e ka bërë ndaj veteranëve”, tha Molliqaj.

Të ngjashme