Molliqaj paralajmëron për rrezikun nga “gjahu” në deputetët e LAA-së

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 20:50 | Nga

Dardan Molliqaj, kandidat për deputet nga Lëvizje Vetëvendosje dhe sekretar organizativ i këtij subjekti politik, ka thënë se duke u nisur nga e kaluara, siç ka thënë ai, “është shumë lehtë me konstatu se është problem serioz gjahu i PAN-it në drejtim të deputetëve të LAA-së”.

“Në të kaluarën, kemi pasur rasti e shitjes ose të kërcënimit të deputetëve. Më shpesh janë shit, ose duke u bërë ambasadorë ose duke fituar terminale”, ka thënë Molliqaj.

“Por mendoj se kjo do të ishte gabim. Qoftë AKR e Alternativa qoftë LDK-ja vet do të ishte vetëvrasje politike se askush nuk po do që më të qeverisë grupi i PDK-së me satelitë përreth”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se duke e ditur se kush është president mund të ketë edhe probleme, por nëse LAA-ja vendos të barrikadohet dhe presidenti e vonon dhënien e mandatarit, kjo do ishte gabim.

Deklaratën e LAA-së se nuk bëjnë koalicion me PDK-në, Molliqaj e ka komentuar edhe në rrafshin e një mundësie që LDK-ja të thotë se po bën koalicion me AAK-në, sepse z. Haradinaj është mandatar për kryeministër.

“Unë nuk po them se është kështu, por vetëm po analizoj në këtë rrafsh”, ka thënë ai.

Molliqaj ka thënë se me PDK-në kurrsesi nuk do të negociojnë për koalicion, por ka lënë të mundshme përafrimin e një programi qeverisës me LDK-në, me gjithë dallimet ideologjike e programore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme