Molliqaj: Partia në pushtet përdori politikisht policinë, në NPB u ndalën kamerat e sigurisë

Prishtinë | 22 Kor 2022 | 11:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, së bashku me anëtarin e kryesisë Dren Kukaj, kanë paraqitur një rast të përdorimit politik dhe të kundërligjshëm të policisë nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Molliqaj ka thënë se në bastisjen që është bërë në Ndërmarrjen Publike Banesore, Policia e Kosovës i ka ndalë kamerat e sigurisë për afro 1 orë.

“Krimi fillon policia bëhet politike dhe i shkel të gjitha normat ligjore e ato të kodit penal. Të gjithë e dimë që hajnat kur hyjnë në shpi a institucion i ndalin kamerat e sigurisë, krejt çka dimë ne që sa herë policia vendos për bastisje ajo i merr mediet, e çka ndodhi në ndërmarrjen publike banesore, polica zbarkon pa prezencën e mediave, policia nuk ka njoftuar. Ma gjeni një bastisje që policia nuk i ka njoftuar mediat. Prej rreth 3 orë që qëndrojnë aty, për rreth 55 minuta, Policia i fikin kamerat e sigurisë”, tha ai.

Kjo parti gjithashtu pretendon se Policia gjatë bastisjes që ka zgjatur tre orë, i ka fikur kamerat e sigurisë për 55 minuta.

“Së dyti, prej rreth 3 orësh bastisjeje, për 55 minuta Policia e Kosovës ka fikur kamerat e sigurisë përbrenda NPB-së dhe iu ka ndaluar qasjen zyrtarëve të saj në dy kate të ndërtesës. Kjo është shkelje flagrante dhe e rrezikshme e Kodit Penal që ngrit dyshimin se Policia e Kosovës ka shkuar aty për të montuar dëshmi e jo për t’i gjetur ato”, vijon reagimi i PSD-së.

Sipas tij, kjo nuk është betejë ligjore, porse Lëvizja Vetëvendosje po instrumentalizon e kriminalizon institucionet e Kosovës duke i shndërruar në grupe banditësh.

“Policinë e Kosovës e inkurajojmë që të hetojë NBP-në sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Por, shkeljet ligjore, futjen në institucione si grupe banditësh duke fikur kamerat e duke iu ndaluar zyrtarëve të NPB-së qasje në objekt, asnjëherë nuk do ta lejojmë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme