Molliqaj pas vendimit të Supremes: Ata dështuan, ne fituam!

Prishtinë | 25 Nën 2017 | 17:19 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se Vetëvendosje po e fiton e kundërshtarët e tyre po dështojnë, pas vendimit të Gjykatës Supreme se bien poshtë ankesat e LDK-së e PDK-së dhe se nuk ka rinumërim votash në Prishtinë e Prizren.

“Tentuan ta ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve në Prishtinë dhe Prizren përmes Pronto gjyqtarit Hasan Shala. Gjykata Supreme ua hodhi poshtë vendimin. Ata dështuan, ne fituam”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

“Dje i arrestuan dhunshëm deputetët me urdhra politikë, ndërsa sot i liruan. Ata dështuan, ne fituam”.

“Adean, Atdheun, Frashërin dhe Egzonin i dënuan me mbi 21 vjet burgim pa asnjë provë të vetme. Edhe në këtë rast, ata do të dështojnë e ne do të fitojmë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme