Molliqaj për anulimin e vizitës së Trendafilovas: Mobilizimi i qytetarëve sjellë fitore

Prishtinë | 20 Sht 2022 | 20:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhje me anulimin e vizitës në Kosovë të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, raporton Ekonomia Online.

Molliqaj ka thënë se anulimi i vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, shpërfaq fytyrën e vërtetë të kësaj Gjykate.

Specialja të martën ka njoftuar se aktiviteti i Trendafilovës s’do të organizohet me prezencë fizike për shkak të protestave të paralajmëruara. Ata kanë thënë se aktiviteti do të zhvillohet përmes internetit.

Molliqaj thotë se me këtë rast, mobilizimi i qytetarëve sjellë fitore.

“Anulimi i kësaj vizite ka ardhur si rezultat i dy faktorëve. Ishte e qartë që pjesëmarrja do të ishte shumë masive dhe jo rastësisht ndodhi shumë vonë. Kjo gjykatë po tenton të shmangë çdo pamje të pakënaqësie së qytetarit. Ishte e qartë se do të kishte prezencë të mediave ndërkombëtare. Nuk kam dëgjuar që këto takime anulohen për shkak të presioneve publike. Njërën anë e ka shpërfaq të vërtetën e kësaj gjykate dhe na ka treguar se kur ka mobilizim fitoret janë të mundshme”, u shpreh Molliqaj.

Të ngjashme